Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Interit dhe skuadrës së Atalantas, e vlefshme kjo për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi dhe Atalanta hyjnë në pushim duke barazuar pa gola, respektivisht 0:0.
Gjatë tërë pjesës së parë u regjistrua vetëm një goditje drejt kornizës së portës, por që portieri e Atalantas, Juan Musso bëri një pritje fantastike të gjuajtjes së Nicolo Barellas së Interit.
Pjesa e parë mbyllet e barabartë, 0:0.