Kukësi i Rahman Hallaçit, pa frena në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra verilindore ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për sulmuesin 23-vjeçar Atdhe Rashiti, i cili është një produkt i dalë nga akademia e Bazelit, teksa në të kaluarën ka regjistruar edhe 1 ndeshje me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Kukësi i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit Rashiti.