Interi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristijan Asllani, u paraqit në 18 minutat e fundit, në fitoren e Interit me rezultat 1:0 ndaj Atalantës.
Berat Gjimshiti me Atalantën përkundër angazhimit, nuk ia dolën në "San Siro" dhe eliminohen nga Kupa e Italisë.
Futbollisti Matteo Darmian vulosi fitoren me golin që shënoi në minutën e 57-të.
Gjimshiti u paraqit titullar dhe Asllani u aktivizua nga minuta e 72-të.
Interi pret fituesin e takimit Juventusi – Lazio.