Lëvizja e Jorginho-s nga Chelsea te Arsenal ishte një prej transferimeve më të bujshme në merkaton e janarit.
Trajneri Mikel Arteta ishte vendimtar në zgjedhjen e destinacionit, pasi lojtari deklaroi në intervistën e tij të parë si lojtar i “topçinnjve” pikërisht këtë gjë.
“E di se ai (Arteta) është përpjekur edhe më parë të më transferonte, por nuk ia doli për arsye të ndryshme.
Kështu që ai ( Arteta) ka pasur një ndikim të madh në zgjedhjen time.
Po bën një punë të madhe dhe dua ta ndihmoj. Gjithçka ndodhi kaq shpejt, u befasova në fillim nga oferta, por nuk u mendova dy herë. Arsenal është një klub e rëndësishme, një fanellë e madhe dhe mezi pres të luaj këtu”-tha ai.
Jorginho nuk do të veshë numrin 5 pasi atë e disponon Thomas Partey, prandaj mesfushori do të veshë fanellën me numër 20.