Për një periudhë prej 2 muajsh pothuajse, Chelsea u interesua gjatë dhe seriozisht për shërbimet e mesfushorit të talentuar kampione bote me Argjentinën, Enzo Fernandez.
Kontaktet me klubin e Benfikës nuk ishin të lehta, pasi portugezët kishin vendosur një shifër tepër të lartë për lojtarin e tyre.
Dje ishe dita e fundit e merkatos së janarit dhe Chelsea bëri mrekullinë, anglezët arritën të plotësojnë kushtet e pagesës.
Chelsea kryen një transferim tepër të shtrejntë, pasi për të sjellë kampionin e botës në Londër, ata paguan 121 milionë euro në total. Benfika e bëri të ditur këtë marrëveshje me një dokument zyrtar.
Tashmë pritet zyrtarizimi nga klubi verior i Londrës.