FC Shkupi i ka nisur me fitore ndeshjet miqësore në tokën turke.
Në Antalia, çairasit ishin më të suksesshëm se Oleksandria, duke i mundur me rezultatin minimal 2-1 (1-0).
Fitoren ndaj skuadrës ukrainase e siguruan Gjorgiev me një gol në minutën e 13-të dhe Kueven, i cili gjuajti në fillim të pjesës së dytë. Golin e vetëm për ukrainasit e shënoi Melnyk në minutën e 70-të.
Kjo ishte fitorja e dytë për Shkupin, pasi mposhti 4-2 skuadrën e Pobedës në fillim të përgatitjeve.
Kundërshtari i radhës i FC Shkupi në Antalia do të jetë ekipi Pakhtakor nga Uzbekistani, ndeshje që do të luhet pas tetë ditësh.