Bylisi përforcon sulmin me një brazilian

Futboll

Bylisi përforcon sulmin me një brazilian

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:44
Bylisi përforcon sulmin me një brazilian

Bylisi ka bërë dy përforcime në “limitet” e merkatos së dimrit. Klubi ballshiot ka prezantuar Jo Santos si sulmuesin e ri të skuadrës së Naxhi Shensojit, ndërkohë që Bylisi ka federuar edhe një sulmues tjetër.

Santos është 31 vjeç dhe luan si sulmues i majtë. Përveç disa aventurave në vendlindje, lojtari brazilian ka luajtur edhe në Portugali, Moldavi, Rumani, Letoni, Bahrein, Poloni dhe Kazakistan.

"Zyrtare! Bylisi bën dy supergoditje në sulm në limite!

Braziliani Jo Santos është sulmues i majtë, me “CV” të pasur dhe eksperiencë në disa shtete.

Po ashtu, një tjetër sulmues me “CV” të pasur është regjistruar në sistem si përforcim nga klubi ynë. Të dy lojtarët pritet që së shpejti të bashkohen me skuadrën tonë", njofton Bylisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat