Pas njerëzve të mëdhenj fshihen histori të forta, shpeshherë edhe të vrazhda, por e rëndësishme është që fundi të jetë i lumtur, shumë i lumtur madje, pasi çdo sakrificë dhe vështirësi e kaluar është shpërblyer me diçka unike.
Dhe në rastin e Angel di Marias, Zoti i ka bërë tri dhurata të mëdha.
Pikësëpari që bëri një futbollist të madh, së dyti dhe më e rëndësishmja në aspektin personal, që pa vajzën e tij Mia, t’i shpëtonte vdekjes në vitin 2013, menjëherë pas lindjes dhe e treta fitimi i Kupës së Botës, kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik, i cili kompleton kurrikulumin dhe karrierën e një lojtar, për më tepër madhështor si “El Fideo”. Të gjithë këto, pro edhe konfirmimin e faktit se kërkon që të rikthehet te Rozario Sentral, duke mos ia bëri shumë qejfin tifozëve të Juventusit, “Engjëlli” Di Maria i thotë të gjitha për rrjetin “Tyc Sports”.
Angel, çfarë përfaqëson fitorja e Kupës së Botës për ju? E dini që në aeroporte, mbi avionë, autobusë, mure e vitrina, kudo janë ngjitur fotot tuaja tashmë, me Kupën e Botës në duar?
"Po, ma kanë thënë familjarët e mi, miqtë e mi më kanë dërguar foto, por edhe fansat me mesazhet e tyre. Madje, këto i shoh edhe te Juventusi, kur luajnë në “Allianz”, pasi asnjëherë nuk mungon një foto e imja apo e Paredesit me Kupën e Botës dhe kjo është vërtet diçka e bukur.
Të tilla momente janë ato që na bëjnë të ndihemi të lumtur, të kompletuar për atë çfarë kemi ofruar, por më bukur është që edhe njerëzit ky sukses i yni i ka bërë edhe më të lumtur.", tha Di Maria.