Frikë për Antonio Conten!
Antonio Conte “nën thikë”. Tottenham e bëri njoftimin përmes profileve zyrtare sociale, duke shpjeguar se trajneri italian vuan nga dhimbje të forta barku dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit pas diagnozës së kolecistitit.
Trajnerit nga Salento do t’i duhen disa ditë për t’u rikuperuar pas operacionit, për këtë arsye prania e tij në stol, të dielën e ardhshme është shumë e dyshimtë.
Për momentin është e vështirë të thuhet nëse ai do të jetë në fushë për të përballur ndeshjen kundër Manchester City të Pep Guardiolës apo do ta shikojë atë vetëm nga distanca.