FC Ferizaj tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për të qenë i gatshëm për stinorin pranveror, ku përveç stërvitjeve, nuk kanë munguar as transferimet.
Klubi ka përforcuar ekipin me shtatë prurje, të cilat besohet se do t’i ndihmojnë të arrijë objektivat e vendosura.
Çlirim Avdulli, Jasmin Mecinoviq, Besar Iseni, Marko Jovanovski, Filip Gligorov, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami janë emrat e rinj që në pjesën e dytë të kampionatit do ta veshin fanellën e Ferizajt.
Ferizaj është i fundit në tabelë me vetëm 13 pikë të tubuara në 18 ndeshje të luajtura në stinorin vjeshtor dhe me ardhjet e reja do të luftojë për mbijetesë.