Federata e Futbollit (FA) ka nisur një hetim për një fyerje racore të përdorur nga nënshkrimi i ri i Chelseat, Mykhailo Mudryk, në një video të TikTok-ut.
Klipi viral u postua në korrik 2022 dhe u pa mbi 214,000 herë përpara se të fshihej.
Klipi paraqiste ndërkombëtarin ukrainas duke përdorur një sharje racore ndërsa recitonte tekstin e këngës “Freestyle” të vitit 2017 nga reperi amerikan, Lil Baby.
Ndërsa Mudryku që atëherë ka kërkuar falje përmes përfaqësuesve të tij, “The Athletic” kanë zbuluar se FA-ja.
Ndërsa hetimi i FA-së vazhdon dhe pa asnjë lajm ende për dënimin e tij të mundshëm, 22-vjeçari do të ketë të drejtë të luajë për skuadrën e Graham Potterit kur ata të përballen me Fulhamin të premten..