Egnatia ka zyrtarizuar Hysen Memollën si lojtarin më të ri. Klubi nga Rrogozhina ka arritur akordin me ish-lojtarin e kombëtares shqiptare. Anësori i majtë ndërpreu në ditën e parë të janarit bashkëpunimin me finlandezët e Lahtit.
30-vjeçari numëron gjashtë ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që ka një eksperiencë të madhe. Memolla ka luajtur më parë me Salernitanën dhe Hellas Veronën në Itali, teksa ka luajtur edhe në Hungari, Kroaci, Finlandë dhe Slloveni.
Mbrojtësi i krahut i është bashkuar skuadrës së Superiores në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Tetova për duelin e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.
"Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z. Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z. Edison Memolla.
Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut", njofton KF Egnatia.