E nis me telashe në Premier Leaguen

Futboll

E nis me telashe në Premier Leaguen

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:02
Mykhailo Mudryk

Mykhailo Mudryk e ka nisur me telashe aventurën e tij në Premier League.

“The Athletic” raporton se ukrainasi është përfshirë në një skandal, ose të paktën kështu pretendohet. Federata Angleze ka hapur hetim për lojtarin që në toial i kushtoi Chelsea-t 100 milionë euro për ta sjellë në Londër.

Arsyeja është racizmi. Dyshohet se në një video të publikuar prej tij vitin e shkuar në “Tik Tok”, Mudryk ka përdorur gjuhë rraciste.

Prej tij pretendohet të jetë përdorur fjala “ni****”, megjithëse mund të kemi të bëjmë edhe me një moment kur lojtari është duke kënduar tekstet e rreperit Lil Baby-t.

Gjithsesi Federata Angleze e Futbollit ka çelur hetim për ukrainasin, që në rast se shpallet fajtor, atëherë do të përballet me një dënim që varion nga gjoba, e deri te disa muaj pezullim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat