Leipzigu nuk e fali Hoffenheimin në shtëpi dhe pret biletën për në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë.
Në ”Red Bull Arena” skuadra e Marco Roses e mposhti 3-1 Hoffenheimin dhe u bashkohet ekipeve të tjera çerekfinaliste. Vetëm 9 minuta lojë i mjaftuan Leipzigut për të zhbllokuar shifrat.
Vendësit morën epërsinë falë një realizimi shumë të bukur të Emil Forsberg nga jashtë zonës.
Në të 42′, Konrad Laimer realizoi edhe golin e dytë për vendasit duke e çuar skuadrën me një avantazh komod në dhomat e zhveshjes.
Kasper Dolger rihapi takimin në të 77′ por shpresat e Hoffenheimit u shuan kur Timo Werner shënoi të tretin për Leipzigun në të 84′.
Një kualifikim i merituar për Leipzigun që tani e gjen veten në mes tetë skuadrave më të mira të Gjermanisë dhe do të presë shortin për të parë se me cilin kundërshtar do të përballet në çerekfinale.