Galatasaray ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionatin turk për të vazhduar kështu me hapat të sigurt drejt titullit kampion duke e mposhtur me rezultat 3-2 Umraniyesporin.
Në një derbi tejet të zjarrtë, fitoren vendasve ua siguroi sulmuesi argjentinas Mauro Icardi i cili realizoi dy gola.
Ish-sulmuesi i Interit shënoi në minutat 60’ dhe 83’ për tre pikë të plota të skuadrës në të cilën luan edhe reprezentuesi nga Kosova, Milot Rashica.
Ky i fundit luajti vetëm në 45 minutat e para duke mos pasur paraqitjen më të mirë të mundshme.
Ajo që mori vëmendjen e madhe ishte se Mauro Icardi pasi realizoi golin e dytë dhe të fitores, shkoi afër kamerave dhe festoi duke e bërë shqiponjën me duar.
Ja momenti:
Mauro Icardi says I fly like a butterfly and sting like a bee. pic.twitter.com/bwCWmxBOBE
— Kapo🇹🇷 (@01temmuz1996) February 1, 2023