Ergys Kaçe kthehet në Superligën greke

Futboll

Ergys Kaçe kthehet në Superligën greke

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:52
Ergys Kaçe

Ergys Kaçe kthehet në futbollin grek. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, ka mbyllur shumë shpejt aventurën e tij në Lituani ku i ishte bashkuar së fundmi skuadrës së Panevezis.

Pas vetëm 6 ndeshjesh të luajtura dhe 1 goli të shënuar në këtë skuadër, Kaçe ka bërë prapakthehu në Greqi, duke firmosur për skuadrën e PAE Volos në Superligën greke.

Futbollisti 29-vjeçar ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur për klubin duke u grumbulluar menjëherë me ekipin e ri.

Kaçe ka luajtur në Greqi me fanellën e PAOK, Anagenīsī Epanomī, Panathīnaïkos, Larisa, Aris Selanik dhe NPS Veria, teksa ka luajtur edhe Viktoria Plzen dhe me Partizanin, përtej eksperiencës së fundit në Lituani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat