Barcelona ka marrë tre pikë domethënëse nga stadiumi “Benito Villamarin” në Sevilla, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Betis-it.
Kjo ndeshje ishte e javës së 17-të të kampionatit spanjoll.
Në stadium ishin të pranishëm 48.181 shikues, panë lojë të mirë.
Barcelona ka treguar forcën e liderit dhe me këtë fitore ka bërë të ditur se e ka përnjëmend luftën për titullin e kampionit.
Gjithçka u vulos në 45 minutat e dytë, me golat e futbollistëve Raphinha (65') e Lewandowski (80').
Në minutën e 85-të, Kounde ka shënuar autogol për rezultatin përfundimtar 2:1.
Barcelona kryeson me 45 pikë, ka një ndeshje dhe tetë pikë më shumë se Reali dhe Betis renditet bë vend të gjashtë me 31 sosh.