Roma është shokuar në "Olimpico" nga Cremonese, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 dhe u eliminuan nga Kupa e Italisë.
Cremonese ka shkaktuar senzacion, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Trajneri Jose Mourinho, padyshim së është me dhimhje koke sikurse edhe futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, ku sonte lëshuan rastin e artë që të kualifikohen.
Kumbulla u zëvendësua në minutën e 46-të.
Për Cremonese shënuan Dessers (28'-nga penalltia) e Celik (49'-autogol) dhe për Romën realizoi Belotti (90+4').
Cremonese nuk po shënon kurrfarë rezultate në Serie A dhe është në fund të renditjes, por po shkakton senzacion për Kupë të Italisë.