Dy ndeshje mjaftuan për të ndryshuar planet e Cristiano Ronaldos. Impakti i portugezit në kampionatin saudit nuk ka qenë i jashtëzakonshëm.
Skuadra e tij, Al-Nassr, u eliminua nga Superkupa prej rivalëve të Al-Itthihad. Ronaldo nuk la gjurmë në fushë.
Madje, në fund të ndeshjes trajneri Rudi Garcia e kritikoi qëndrimin e tij dhe të gjithë ekipit. “Shansi i humbur i Cristiano Ronaldos në pjesën e parë ishte vendimtar”, – tha ish-trajneri i Romës, i cili më pas kritikoi qëndrimin e lojtarëve të tjerë, të cilët tentuan t’ia kalonin topin shumë shpesh atij.
Garcia, gjithashtu argumentoi se pozicionimi i Ronaldos në fushë ishte shumë i ngjashëm me atë të shokut të skuadrës Anderson Talisca.
Trajneri më pas përsëriti: “Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta mbyllë karrierën e tij tek Al-Nassr, do të kthehet në Evropë”.