Lionel Messi ishte protagonist edhe në ndeshjen e fituar nga Paris Sen Zhermeni në Montpelje. Rezultati përfundimtar ishte 3-1 për skuadrën e Galtier, me yllin argjentinas që shënoi dopietë pas avantazhit të Fabiàn Ruiz.
Një rezultat që i lejon PSZH-së të konsolidojë epërsinë në renditje, duke mbajtur larg Marsejën, që është 5 pikë prapa.
Kjo ishte mbrëmja e Messit edhe në lidhje me një rekord që ai arriti t’i rrëmbejë Kristiano Ronaldos.
“Pleshti” ka shënuar golin e tij të 697-të në pesë ligat më të mira evropiane, duke kaluar portugezin me 696 gola. Një fakt që Ronaldo nuk mund ta përmirësojë për momentin, duke pasur parasysh qëndrimin e tij tek Al Nassr në Arabinë Saudite.