Menaxheri i përgjithshëm dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto, foli për mediet italiane gjatë ndeshjes çerekfinale të kupës së Italisë kundër Cremonese, të cilën skuadra e Mourinhos e humbi me rezultatin 1-2.
I pyetur për Zaniolon, Pinto tha që nuk është koha për të folur për të, duke i kthyer kështu reston lojtarit dhe duke e mbajtur “peng”.
“Letra e Zaniolos që i zgjat dorën Romës? Në dhjetë ditët e fundit kam folur për Nicolon dy ose tre herë, por sot nuk është koha.
Jam i fokusuar vetëm tek ndeshja. Në momentin e duhur do flasim me të.
Klubit duhen disa ditë për të kuptuar të gjithë situatën por për momentin nuk mund të them më shumë.”-tha ai.