Një sfond kurioz i merkatos lidhur me Barcelonën.
Drejtori sportiv i klubit, Mateu Alemany, pranoi mbrëmë se transferimi i Julian Araujo te Barcelona nga LA Galaxy, nuk u realizua për 18 sekonda vonesë.
“Nuk ishim në gjendje të përfundonim në kohë këtë transferim për shkak të një gabimi kompjuterik”, tha ai për mikrofonat e “Movistar”.
Barcelona i bëri thirrje FIFA-s, duke theksuar se si ky transferim i dështuar nuk varej nga klubi.
Topi i kalon tashmë institucionit më të lartë të futbollit, në rast se do jepet drita jeshile për këtë transferim, Araujo do të regjistrohej me ekipin B.