Lajmin e dhënë nga mediat e ka konfirmuar vetë Masimiliano Allegri që ka ironizuar dukë thënë se: Mbase do të luajë pas 2-3 muajsh.
Në konferencën për shtyp që paraprinë ndeshjen e sotme me Lacion në 21:00, trajneri ka analizuar momentin pasi në lojë është një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë ku bardhezinjtë i pret Interi.
Bardhezinjtë do të jenë gati garanton 56-vjeçari, sidomos pas humbjes së kampionatit me Monzën.
Cila është gjendja e skuadrës?
"Lojtarët janë të mërzitur për rezultatet e fundit.
Duhet të fokusohemi te ndeshja me Lacion pa mbështetjen e Bonuçit dhe Pogbasë që ka një shqetësim në kofshë.
Gjëra që ndodhin kur nuk luan prej kohësh.
Të paktën do të kemi kontributin e Vlahoviqit", tha Allegri.