Nuk ka paqe për Dani Alvesin

Futboll

Nuk ka paqe për Dani Alvesin

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 14:56
Dani Alves

Probleme të reja në horizont për Dani Alves, i cili ndodhet në burg pas arrestimit për dhunën seksuale të supozuar në dëm të një gruaje në një diskotekë të Barcelona-s në fund të dhjetorit.

Pasi është shkruar nga Pumas, klubi meksikan ku luante, braziliani tani mund të përballet me një çështje tjetër.

Në fakt, klubi nuk kënaqet vetëm me shkarkimin, por duket se ka ndërmend të kërkojë edhe një dëmshpërblim nga futbollisti sepse ka shkelur rregullat e sjelljes të parashikuara në kontratë.

Siç u tha, Dani Alves ka përfunduar në burg me akuzën e një dhunimi seksual.

Media braziliane UOL ka bërë të ditur se klubi meksikan i ka dërguar ish-lojtarit të Barcelona-s dhe Juventus-it një email në të cilin kërkon një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh, rreth 4.5 milionë euro.

UOL ka shpjeguar se një email i tillë i është dërguar futbollistit më 20 janar, të njëjtën ditë në të cilën Dani Alves është arrestuar dhe ka përfunduar në burg.

Gjithashtu, mësohet se klubi edhe e ka “kërcënuar” lojtarin se do t’i drejtohet FIFA-s dhe çdo autoriteti tjetër përkatës në rast se dëmshpërblimi nuk do të paguhet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat