Mesfushori me eksperiencë, Armend Alimi, mbetet pjesë e klubit Rabotniçki nga Shkupi edhe për pjesën e dytë të sezonit.
Pas takimit të sotëm me drejtuesit e klubit, ai ka vazhduar kontratën deri në fund të kampionatit.
Futbollisti që nga nesër do t'i bashkohet përgatitjeve të skuadrës në Ohër.
Rabotniçki nesër e pret ndeshja e radhës miqësore me skuadrën e dytë të Ohrit, ndërsa më 6 shkurt do të ketë një test ndaj Voska Sport po ashtu nga Ohri.