Egnatia është kualifikuar në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë në Grupin B, edhe pas barazimit 1-1 që mori me Skënderbeun në Rrogozhinë.
Pas sfidës ka folur edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
“Markimi në mesfushë ishte i dobët nga ana jonë, ne bëmë gabime tona.
Kemi humbur shumë topa, në mesfushë dhe në sulm.
Pothuajsë çdo top ishte i humbur dhe këto vijnë si pasojë e ndeshjeve të ngjeshura.
Ne do të luftojmë në të dyja frontet shpresoj të shkojmë sa më larg me Kupën pasi mundësia është, por ne do fokusohemi në kampionat me ndeshjen e radhës.
Kemi 20 lojtarë në dispozicion, thjesht kërkoj më shumë impenjim nga lojtarët që u paraqitën sot në pjesën e parë.
U munduam të bëjmë një farë rotacioni, por që nuk ishim në nivelin e duhur”, u shpreh Tetova.