Egnatia ka arritur të kualifikohet në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë në Grupin B, edhe pas barazimit 1-1 që mori me Skënderbeun në Rrogozhinë.
Korçarët provuan deri në fund për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe në fundin e pjesës së parë të lojës, një autogol nga Agbekpornu i kaloi ata në avantazh.
Por në pjesën e dytë, ishte Fernando i cili me një supergol rivendosi baraspeshën.
Kështu Egnatai vazhdon rrugëtimin e saj në Kupën e Shqipërisë, ndërsa Skënderbeu duhet të përqendrohet vetëm te kampionati.