Napoli është në rrugë të mirë që këtë sezon të garave ta fitojë titullin e kampionit në Serie A.
‘Napolitanët’ pas 20 xhirove të zhvilluara kryesojnë tabelën në elitën italiane me 53 pikë, 13 më shumë së ndjekësi Interi.
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti duke folur për mediat italiane, ka ftuar tifozët që të vazhdojnë më mbështetjen e tyre, sepse sipas tij, tifozët janë ata që i japin zemër skuadrës.
Madje, Spalletti thotë së gjithçka bëhet për ta, qytetin, dhe historinë e Napolit.
“Po përpiqem t'u bëj thirrje tifozëve tanë.
Dua t'u them atyre se tani mbështetja e tyre është më e rëndësishme për skuadrën.
Gjithçka bëhet për ta: qytetin, fanellën, ekipi dhe historinë e Napolit”, ka thënë Spalletti.
Kujtojmë së pjesë e Napolit është edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishme në skuadrën e Spallettit.