Argjentinasi Enzo Fernandez, ka folur për herë të parë si lojtar i Chelseas.
Kampioni i botës me Argjentinën, tashmë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e londinezëve pasi u transferua nga Benfica.
Fernandez duke folur për faqen zyrtare të klubit nga ‘Stamford Bridge’, ka thënë se është i lumtur që është bërë pjesë e projektit të Chelseas.
“Unë i jam mirënjohës Chelsea dhe pronarit të saj që ka bërë gjithçka që është e mundur që të jem pjesë e këtij projekti”, tha Fernandez.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem këtij klubi për të luajtur në ligën më të mirë në botë dhe për të konkurruar për trofe të mëdhenj.
Mezi pres të luaj përpara tifozëve tanë dhe të ndihmoj bashkëlojtarët e mi brenda dhe jashtë fushës”, theksoi argjentinasi.