Anësori nga Kosova, Adnan Januzaj raportohet se është afër largimit nga Sevilla.
E ardhmja e reprezentuesit belg, sipas medieve turke, do të jetë në Turqi, atje ku afati kalimtar ende është i hapur.
Skuadra nga Stambolli, Istanbul Basaksehir siç raportohet, po këmbëngul për transferimin e anësorit me prejardhje nga Kosova.
Agjentja e Januzajt, Rafaela Pimenta është në bisedime me skuadrën turke dhe në 48 orët e ardhshme pritet që Januzaj të udhëtoj drejt Stambollit për vizitat mjekësore.
Bëhet fjalë për një huazim nga Sevilla te Basaksehir me klubin turk që ka opsionin e blerjes.
27-vjeçari ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me Sevillën, ku në të gjitha është futur si zëvendësues.