Shpenzimet marramendëse të ekipeve nga Anglia, të cilat kapën kuotën e 329.5 milionë euro vetëm në merkaton e dimrit kanë irrituar pa masë Havier Tebas.
Ky i fundit nuk i ka ndalur kritikat ndaj tyre, madje duke i cilësuar edhe si të dopura ekonomikisht:
“Në ligën tonë ne dëshirojmë që shpenzimet e çdo skuadre të kenë lidhje me logjikën financiare, çka do i jepet mundësi përballimit të kostoive të larta. Por nëse i referohemi Premier Ligës, e gjithë sitauat është e paprecedentë.
Kjo është një luftë dhe UEFA duhet të vihet në lëvizje rreth kuotave të shfrenuar që vijnë nga Ishulli.
Sanksionimi do të ishte vendimi më i drejtë, pavarëisht ligës dhe klubit.
Të dopuar ekonomikisht, është termi më i saktë për të përkufizuar të gjithë këtë mesele”, përfundojë 60-vjeçari.