Ka qenë interesant ballafaqimi mes Prishtinës dhe Dinamos së Zagrebit, që u zhvillua para më së 38 viteve pikërisht me 20 tetor (1985) në stadiumin e Prishtinës, para 25 mijë shikuesve dhe pati përfunduar pa gola (0:0).
A ishte e kurdisur ndeshja Prishtina – Dinamo e Zagrebit?
Pas ndeshje pati komentime të ndryshme, ndërsa Mirosllav Çiro Bllazheviqi ishte kryetrajner i Dinamos, por pak muaj me parë e kishte udhëhequr Prishtinën.
“Në fillim dëshiroj të theksoj se marrëveshje nuk pati dhe sikur të kishte unë i pari do të isha kundër saj.
Loja ishte e vështirë dhe e fortë për të dy palët.
Prishtina ishte më e mirë dhe më afër fitores ndonëse ishte mjaft e hendikepuar.
Mirëpo edhe ne pa Mlinariqin nuk kemi pasur ndonjë synim më të madh, pos fitimit të një pike, me të cilën jam i kënaqur sepse në finish të lojës, Shala pati dy - tri raste ideale për të tundur rrjetën e Stoiqit”, kështu pati deklaruar Bllazheviqi pikërisht me 20 tetor të vitit 1985.
Prishtina renditej në vend të tretë me 15 pikë dhe Dinamo ishte e pesta me 14 sosh pas 12 jave në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
Prishtina - Dinamo 0:0
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 25.000.
Gjyqtarë: Stjepan Gllavina (Klis), Dushan Drashkoviq nga T. Vërbas e Asim Kulenoviq nga Bosanska Dubica.
Kartona të verdhë: Çirkoviq, Domi - Katanec e Arsllanoviq.
Prishtina: Rade Zallad 7, Favzi Rama (Kujtim Shala 5), Faton Domi 6, Sahit Kelmendi 6, Skënder Shengyli 6, Rifat Mehinoviq 6, Mensur Nexhipi 6, Rafet Prekazi 6 (MIodrag Çirkoviq 6), Fadil Vokrri 6, Fadil Muriqi 6 dhe Shefqet Sinani 7.
Dinamo: Stojiq, Braçun 6, Cupan 7, Arsllanoviq 6, Luliq 6, Vukoviq 6, Besek 5 (Shmit), Munjakoviq 7, Katanec 6, Komoçar 6 dhe B. Cetkoviq 5.