Megzon Visoka jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Flamurtarit të Prishtinës.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi kuqezi, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.
“KF Flamurtari njofton se kryetrajneri i deri tanishëm Megzon Visoka ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit.
Klubi e falënderon për punën e bërë deri më tani dhe njëkohësisht i uron shëndet e suksese në vazhdim.
Pas kësaj, klubi do të bëjë vlerësimet e nevojshme dhe në ditët në vazhdim do të njoftoheni për zhvillimet në këtë drejtim”, njofton KF Flamurtari.