Partizani humbi në këtë dritare transferimesh plot tre titullarë, por padyshim ka regjistruar periudhën më të lulëzuar nga ana financiare për sa i përket shitjes së lojtarëve.
Në total, drejtuesit e kuq kanë arkëtuar plot 1.8 milionë euro, një rekord absolut në historinë e klubit.
Pjesën më të madhe të kësaj shifre sigurisht e përbën shitja e Skukës te Metzi në Francë për plot 1.4 milionë euro.
Shitja e dytë më e shtrenjtë e kësaj vere për të kuqtë është Arinaldo Rrapaj, për të cilin Ludogorets do të paguajë plot 250 mijë euro, sa ishte shifra në klauzolën e largimit.
Shitja tjetër është ajo e Bitrit. Mbrojtësi beratas kaloi te Banik Ostrava në Çeki në këmbim të 150 mijë eurove.