Reali Madridi ka marrë tre pikë të mëdha.
Madrilenët i shkaktuan humbje me rezultat 2:0 Valencisë, në takimin e javës së 17-të të kampionatit spanjoll.
Golat i realizuan Asensio (52') e Vinicius Junior (54').
Futbollisti Gabriel Paulista u përjashtua me karton të kuq në minutën e 72-të, duke e lënë Valencinë me një lojtar me pak.
Barcelona kryeson me 50 pikë, pesë më shumë se Reali që zë vendin e dytë dhe Valencia është në pozitën e 14-të me 20.