​Chelsea-Fulham, Fernandez pritet të debutojë nga minuta e parë

Futboll

​Chelsea-Fulham, Fernandez pritet të debutojë nga minuta e parë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 09:17
Enzo Frnandez

Chelsea që ishte kryefjala e e afatit kalimtar të janarit për shkak të blerjeve bombastike duke kulmuar me argjentinasin Enzo Frnandez për të cilin pagoi 120 milion euro për ta marrë nga Benfica, sot do të zbres në fushë për ta zhvilluar ndeshjen kundër Fulhamit para tifozëve të vet në “Stamford Bridge”.

Dy pikë është dallimi ndërmjet këtyre dy skuadrave në renditjen tabelare të Premier Ligës në të mirë të Fulhamit dhe një fitore e “Bluve” do t’i ofronte shumë më afër pozitave që dërgojnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

Lista e mungesave në skuadrën e Graham Potter është shumë e gjatë. Aty përfshihen emra të rëndësishëm si Broja, Fofana, Felix, Kante e Mendy.

Duke parë këtë situatë, tifozët e Chelseat pritet që të shohin në aksion edhe dyshen e re Fernandez-Mudryk duke luajtur nga minuta e parë.

Ndeshja starotn nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Chelsea: Kepa; James, Thiago Silva, Badiashile, Cucurella; Gallagher, Fernandez; Ziyech, Mount, Mudryk; Havertz

Fulham: Leno; Tete, Diop, Ream, Robinson; Palhinha, Reed, Andreas Pereira; Decordova-Reid, Mitrovic, Willian

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat