Dy ndeshje mjaftuan për të ndryshuar planet e Cristiano Ronaldos.
Impakti i portugezit në kampionatin saudit nuk ka qenë sië pritej nga tifozët apo edhe nga vetë drejtuesit e Al- Nasër.
Ekipi i portugezit u eliminua nga Superkupa nga rivalët e Al-Itthihad. Ronaldo nuk la gjurmë në fushë. Madje, në fund të ndeshjes trajneri Rudi Garcia kritikoi qëndrimin e tij dhe të gjithë ekipit.
“Shansi i humbur i Cristiano Ronaldos në pjesën e parë ishte vendimtar”, tha ish-trajneri i Romës, i cili më pas kritikoi qëndrimin e lojtarëve të tjerë, të cilët tentuan t'i kalonin topin vetëm sulmuesit portugez.
Garcia gjithashtu argumentoi se pozicionimi i Ronaldos në fushë ishte shumë i ngjashëm me atë të shokut të skuadrës Anderson Talisca.