Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është njëri prej frekuentuesve të rregullt të parkut të Gërmisë në kryeqytet.
Pa marrë parsysh stinën apo temperaturat, Ademin çdo mëngjes i hershëm e gjen në këtë park, duke vrapuar dhe duke bërë ushtrime.
Ai në këtë mënyrë merr energji për punën e tij të ngjeshur.
Me një fjalë Agim Ademin nuk e ndal as shiu e as bora.
Ai mëngjesin e sotëm e shijoi me ecje e vrapim në këtë park me pamje fantastike, i cili më në fund është mbuluar nga bora që ka rënë gjatë natës së kaluar.
Agim Ademi e çon këmbën lart, po dëshmon se është edhe karateist!