Federata hap një hetim tjetër!
Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luçiano Moxhi, u shfaq në fushën e lojës më datë 14 janar, në takimin Napoli-Juventusi për të rinjtë.
Pamjet të cilat janë publikuar së fundmi po bëjnë xhiron e rrjetit, me fansat që kanë shpërthyer se si një nga të akuzuarit e “Calciopoli”-t ndodhet në fushë gjatë një ndeshje zyrtare.
Për këtë gjë, siç raportojnë mediat, Federata Italiane e Futbollit ka hapur një investigim ndaj Moxhit, i cili është i ndaluar përjetësisht të shfaqet në një ndeshje zyrtare në Itali.