Futbollisti Medin Bajrami është përforcimi i fundit i klubit të ligës së dytë maqedonas, skuadrës shqiptare Voska Sport.
Bajrami vjen në Ohër si lojtar i lirë, pasi ishte pjesë e Malishevës, anëtar e elitës së futbollit të Kosovës.
Bajrami në karrierën e tij ka luajtur edhe për Renovën, Bellasicën, Mariborin.
Voska do të ketë detyrë që në pjesën pranverore të sezonit të arrijë një nga dy vendet e para, që të futet në Superligën e Maqedonisë.