Real Madridi ka lëshuar një postim enigmatik në “Tuitter”, që fjalë për fjalë ka tërbuar tifozët e tij dhe më gjerë.
Shihen dy flamuj: ata të Brazilit e Portugalisë, si dhe një palë sy (emoji).
Një njoftim i ngrohtë për të dyja kombet (e flamujve), por ndoshta i përkiste futbollistit në veçanti.
Kjo është arsyeja pse mbështetësit e “Los Blancos” u çmendën në një mënyrë shumë specifike.
Ata nisën të ëndërrojnë rikthimin e Kristiano Ronaldos dhe komentuan postimin me foto të panumërta të kampionit portugez, shpeshherë i shoqëruar edhe nga Marselo, që do të përfaqësonte flamurin brazilian.
Një sugjerim shumë i vështirë, por që tregon se sa shumë janë të prirur tifozët e Real Madridit ta shohin sërish CR7 në “Bernabeu”.
Ndër të tjera, vetë portugezi bëri një vizitë tek ish-skuadra e tij pak më pak se një muaj më parë, kur u paraqit në kampin stërvitor të ngritur në Arabinë Saudite nga Real Madrid në kuadër të finales së Superkupës spanjolle.