Tiago Silva njihet gjerësisht si në lider i vërtetë në repartindifensiv dhe këtë aspekt e ka shfaqur gjithmonë në çdo aventurë të karrierës së tij.
Së fundi ai ka folur rreth largimit të papritur nga ish-shoku i skuadrës, Jorginho , me të cilin nuk ndante vetëm fushën me blutë, por edhe më kombëtaren:
“Të jem i drejtë nuk e prisja që miku im të largohej nga klubi, aq më tepër te një ekip rival i drejtpërdrejtë.
E di që ai dëshironte të rrinte në Angli, si shkak i familjes, por kjo zgjedhje të krijon ndjesi të çuditshme.
Unë nuk do ta bëja një zgjedhje të tillë, aq më tepër kur rivaliteti këtu në Angli është tepër i madh.
Është fakt se ne kemi humbur lider në mesfushë, por blerjet e reja mund ta kompensojnë”, përfundoi veterani brazilian.