Barcelona fillon bisedimet

Futboll

Barcelona fillon bisedimet

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:28
Ousmane Dembele

Barcelona ka kontaktuar agjentin e Ousmane Dembeles, Moussa Sissoko, në lidhje me rinovimin e kontratës së francezit, ka raportuar “Mundo Deportivo”.

Me mbylljen e afatit kalimtar dimëror, Blaugranët kanë filluar të planifikojnë të ardhmen e skuadrës aktuale duke filluar negociatat për rinovimin e kontratave disa futbollistë.

Kurse, Barça tani thuhet se ka prioritet rinovimin e kontratës me Dembelen, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2024.

Barcelona dëshiron t’i ofrojë 25-vjeçarit kontratë afatgjate, për t’ia larguar edhe klauzolën e lirimi prej 50 milionë euro, e cila është e arritshme për t’u paguar nga klubet e interesuara.

Si Xavi, ashtu edhe bordi i Barcelonës duan që reprezentuesi i Francës të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”, pasi ata janë shumë të kënaqur me paraqitjet e tij këtë sezon.

Edhe Dembele besohet se dëshiron të rinovojë kontratën, teksa një marrëveshje mendohet se mund të arrihet së shpejti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat