Futbollisti Mërgim Berisha është kreator i fitores së Augsburg-ut, me rezultat 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit, në takimin e javës së 19-të të Bundesliga I.
Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, si zakonisht, edhe kësaj radhe, ka vlerësuar me nota futbollistët.
Berisha u vlerësua me notë 7.0, ndërsa Arne Engels i Augsburg-ut, është lojtar i ndeshjes, me notën 7.9.
Mërgim Berisha ka realizuar në minutën e 55-të.
Bayer renditet në vend të nëntë me 24 pikë dhe Augsburg është i 13-ti me 21 sosh.