Drejtuesit e Tottenhamit kanë hedhur sytë nga La Liga, konkretisht tek Atletico Madrid, klub me të cilin kanë një raport shumë të mirë.
Dy janë objektivat e mëdha të londinezëve për merkaton e verës: Yannick Carrasco dhe Jan Oblak.
29-vjeçari belg pëlqehet shumë nga Antonio Conte, edhe për faktin që mund të luajë në disa pozicione të repartit ofensiv, ndërkohë që ëndrra e madhe është Oblak, një nga portierët më të mirë në botë.
30-vjeçari slloven luan me Atleticon prej vitit 2014, verën e kaluar rinovoi deri në vitin 2028 duke konfirmuar besnikërinë e tij ndaj “Colchoneros”, por tundohet nga ideja për të luajtur një ditë në Premier League.
Tottenhami huazoi Sergio Reguilon tek ekipi i Diego Simeones në merkaton e verës, ndërkohë që pak ditë më parë lejoi edhe largimin e Matt Doherty drejt Atleticos.