Top-ligat evropiane rikthehen sot me disa duele tejet dramatike.
Premier League vjen sot me shtatë sfida joshëse në kuadër të javës së 22-të.
Padyshim se kryendeshja e ditës së sotëm është dueli Everton-Arsenal, sfidë kjo tejet e rëndësishme për të dy skuadrat jo vetëm për shkak të rivalitetit mes këtyre dy ekipeve elitare angleze, por edhe për rëndësinë e pikëve nga përballje.
Arsenali që kryeson tabelën me 50 pikë, pesë më shumë së Manchester City, në duel me Evertonin e cila ndodhet në zonën e rrezikshme, kërkon fitoren e radhës në mënyrë që të bëjë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit në ishull.
Ndeshja Everton-Arsenal starton në orën 13:30. Edhe duelet tjera të ditës së sotme në Angli, parashikohen të jenë të forta, veçmas përballjet Manchester United-Crystal Palace, Wolves-Liverpool dhe Newcastle United-West Ham.
La Liga sot sjellë katër ndeshje interesante, ku veçohet ballafaqimi mes Atletico Madridit dhe Getafës, derisa Serie A rikthehet me tri ndeshje, ku veçohet sfida mes Roma-Empoli.
Elita gjermane ka rezervuar gjatë ndeshje për ditën e sotëm, ku spikat dueli Borussia Dortmund-Freiburg.