Gol dhe dy asiste nga sulmuesi shqiptar

Futboll

Gol dhe dy asiste nga sulmuesi shqiptar

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:58
Eljon Toçi

Ekipi primavera i Fiorentinës ndodhet në formë të shkëlqyer.

Pas fitimit të Superkupës së Italisë në finalen ndaj Interit, skuadra nga Firence shkatërroi 1-5 Juventusin, sfidë ku Eljon Toçi realizoi gol dhe dhuroi dy asiste.

Kapiteni i Fiorentinës, i cili është pjesë e Shqipërisë U21, shënoi golin e katërt të skuadrës së tij në minutën e 74’. Sulmuesi 20-vjeçar gjeti golin e katërt sezonal në kampionatin e të rinjve.

Ndërkohë, golin e vetëm të bardhezinjve nga Torino e realizoi Luis Hasa.

19-vjeçari me origjinë shqiptare, është pjesë e kombëtares U19 të Italisë (8 ndeshje dhe 3 gola).

Mesfushori ofensiv ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, me topin që u ndal në trekëndëshin e portës së Fiorentinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat