Manchester Utd me vështirësi e ka mposhtur me rezultat 2:1 Crystal Palace-n, në takimin e javës së 22-të të Premier League.
20 minutat e fundit Manchester Utd mbetet me një lojtar me pak, braziliani Casemiro u përjashtua direkt me karton të kuq.
Mesfushori brazilian reagoi ashpër në një moment tensioni dhe kapi për fyti mbrojtësin anglez Will Hughes, por ky gjest i kushtoi shtrenjtë.
Për “Djajtë e kuq” shënuan Fernandes (7-nga penalltia), Rashford (62') dhe për Crystal Palacen Schlupp realizoi (76').
Manchester Utd renditet në vend të tretë me 42 pikë e Crystal Palace në të 12-tin me 24.