PSG ka shënuar fitore nëpër vrimë të gjilpërës, duke e mundur me rezultat 2:1 Toulousen, në takimin e javës së 22-të të kampionatit francez.
Në minutën e 20-të, van den Boomen shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra dhe befasoi parisienët.
Topi shkoi në këndin e poshtëm të portës së PSG-së.
Shtatë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Hakimi ka barazuar rezultatin 1:1.
Në minutën e 58-të, Hakimi asiston dhe Messi nga rreth 18 metra realizon për fitoren e vështirë të PSG-së.
Messi godet me mjeshtri dhe topi futet në këndin e poshtëm të djathtë.
Pas javës së 22-të, PSG kryeson me 54 pikë, ndërsa Toulouse renditet në pozitën e 12-të me 29 sosh.