Interi po përgatitet për sfidën e madhe, për përballjen me rivalin e përbetuar e të përjetshëm, të një qytetit dhe që luajnë në një stadium, kundër kampionit në fuqi, Milanit.
Ballafaqimi mes rivalëve më shumë se sportiv, Inter - Milan, do të luhet nesër në stadiumin “Giuseppe Meazza”, duke filluar në orën 20.45.
Interi po ashtu edhe Milani, kanë numër të madh tifozëve në Kosovë.
Ferizajasi Fisnik Jashari, tifoz i zjarrtë i Interit, me shumë të tjerë, që janë të përbetuar për fanellën e Interit, besojnë shpresojnë se do ta mposhtin Milanin.
Shpresojnë se do të përsëritet finalja (18 janar, 2023) e Superkupës së Italisë, kur Interi e deklasoi me rezultat 3:0 MIlanin.
Nesër mbrëma (20.45) do të jetë një storie tjetër, Milani i trajnerit Pioli, do të jetë më kujdesshëm ndaj Interit të Inzaghit dhe futbollistit të kombëtares shqiptare, Kristijan Asllani.
Jashari mendon se Interi është më i mirë dhe specialist për t’i fituar derbit e mëdhenj siç është kundër Milanit.
Pas 20 jave në Serie A, Napoli kryeson me 53 pikë, pasojnë Interi me 40, Roma 38, Lazio 38, Atalanta 38, Milani 38 pikë etj.